Shqipëria e paprekur, rrethohet nga vende me koronavirus, “të sigurta” edhe Kosova e Mali i Zi

Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka mbetur ende zyrtarisht e paprekur nga koronavirusi, edhe pse është e rrethuar nga vende që tashmë po shënojnë raste të shtuara të kësaj epi demie të rrez ikshme.

Advertisements

Në Shqipëri janë testuar më shumë se 40 persona dhe të gjithë kanë rezultuar negativë nga vi rusi. Rr eziku i vetëm deri tani mbetet rasti i një gruaje 50-vjeçare nga Lushnja, e cila ishte kthyer nga Italia dy ditë më parë. Ajo ka shfaqur shenja të pre kjes nga v irusi dhe është iz oluar në ka rantinë në QSUT. Gruaja, nga fshati Kadipashaj, Njësia Administrative Krutje, ishte paraqitur sot në Spitalin e Lushnjës, pasi kishte temperaturë të lartë. Duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe vinte nga një zonë e pr ekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin duke e transferuar rastin në QSUT. Ministrja Ogerta Manastirlliu ka inspektuar masat e marra kundër koronavirusit në Portin e Durrësit gjatë ditës së premte. Ajo kërkoi rritjet e vigjilencës më shumë në pikat kufitare.

RAJONI

Advertisements

Koronavirusi që ka vënë gjithë botën në al arm, nuk ka pr ekur nga fqinjët tanë vetëm Malin e Zi dhe Kosovën. Disa raste të dy shuara janë testuar në të dyja vendet, por kanë rezultuar negative nga Covid19. Por fqinjët e tjerë kanë shënuar ose rastet e para të konfirmuara nga vi rusi, ose janë në fazën e shpër thimit të tij.

Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar dy raste të tjera të të inf ektuarve gjatë ditës së premte. Ata ishin një çift nga Dibra e Madhe, të cilët ishin kthyer së fundmi nga Italia. Në Maqedoninë e Veriut qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngj arjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars. Greqia është në fazë shpërthimi të vir usit.

Deri të enjten, numri i të inf ektuarve të konfirmuar ishte vetëm dhjetë vetë, por më pas një grup turistësh që ishin kthyer nga Izraeli dhe Egjipti janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të pr ekurve në 31 vetë të enjten dhe 14 raste të reja të premten, me 45 të pr ekur gjithsej. Edhe në Serbi është konfirmuar rasti i parë, një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili ka vizituar Budapestin, sipas ministrit të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar. Ai aktualisht është vënë në ka rantinë në një spital të Suboticës.

ITALIA

Rritet në 197 numri i vik timave nga koronavirusi në Itali, me 4,636 raste të inf ektuarish dhe 523 të shëruar. Lombardia është cilësuar si “qendra e rre zikut” pasi ka numrin më të madh të të pr ekurve nga Covid-19. Edhe në Vatikan u shënua rasti i parë i p rekjes nga vi rusi. Shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe aktivitetet masive janë pezulluar.

NË BOTË

Zyrtarët shëndetësorë globalë kanë paralajmëruar shtetet që ta trajtojnë më me seriozitet shp ërthimin e koronavirusit. Edhe Holanda ka raportuar rastin e parë të pr ekjes me këtë virus, më 6 mars. Numri i të pre kurve në Francë është 423 vetë, me 7 të vde kur deri tani.

“Këto nuk janë stërvitje”, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë thirrje për “përgatitje agr esive”, në mënyrë që të luftohet përhapja e vi rusit. Indonezia ka konfirmuar të premten edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në katër numrin e të pre kurve nga ky vi rus në këtë vend.

Të dy indonezianët ishin në të 30- t e tyre dhe ishin testuar pasi ishin në kontakt me dy rastet e konfirmuara të para, tha në një konferencë për mediat ministri i Shëndetësisë, Achmad Yurianto.

Në Korenë e Jugut, të premten janë shënuar 518 rate të reja, duke e çuar numrin e të pre kurve në 6,284, me 42 të vde kur. Në Kinë, numri i të vdek urve ka shkuar në 3,042, me 80,552 të inf ektuar. Në Iran janë inf ektuar 3,513 njerëz, me 107 të vd ekur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I marrosur pas vendlindjes së këngëtares”/ Surprizon pasaniku i Genta Ismajlit
Artikulli tjetërItali/ Sekretari i PD-së Nicola Zingaretti me koronavirus: Jam mirë, por do më duhet të qëndroj në shtëpi