Nga dy, të konfirmuar dje, sot ka shkuar në gjashtë numri i personelit mjekësor të Spitalit “Shefqet Ndroqi” të prekur me koronavirus, të cilët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.
Advertisements
Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se i sëmuri me të cilin kanë pasur kontakt mjekët aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka treguar këtë detaj për mjekët.
NJOFTIMI
Advertisements
“Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE.
Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.
Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:
Telefononi në numrin 127!
Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!
Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.
SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.
Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.
Qëndroni në shtëpi!
Respektoni rregullat e reja!
Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!