Kosovë- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 13.
Advertisements
“Të nderuar qytetarë. Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë. Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.”, u shpreh ministri.
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!