“Rrini në shtëpi, pazarin ua bëjmë ne”, tifozët e Borussia Dortmund solidarizohen me personat e prekur nga koronavirusi

Grupimi “Sudtribune Dortmund” solidarizohen në maksimum me situatën e krijuar nga Covid-19,duke e lënë vetë në shërbim të grupeve që rrezikohen më tepër nga kjo pandemi.
GJERMANI- Tifozët e kanë ofruar ndihmën e tyre për personat e prekur nga koronavirusi. Grupimi “Sudtribune Dortmund” solidarizohen në maksimum me situatën e krijuar nga Covid-19,duke e lënë vetë në shërbim të grupeve që rrezikohen më tepër nga kjo pandemi.

Advertisements

Në një deklaratë në faqen e internetit lexon, “Mirëdita të gjithēve. Të gjithë e dinë situatën aktuale në lidhje me koronavirusin, për këtë arsye nuk kemi nevojë të themi më shumë për këtë. Është më e rëndësishme të tregohet solidaritet dhe të marrësh përgjegjësi për shoqërinë në tërësi. Kështu nga ora 11:00 deri në 17:00, ultrasit e klubit janë në dispozicion të plotë të personave të karantinuar që rrezikohen më tepër nga Covid-19, si moshat e mëdha apo individët me komplikacione të tjera, në mënyrë që të bëjnë pazarin për ta dhe të shërbejnë si korrierë”. Një gjest i rrallë dhe tejet human ky për tu duartrokitur, e që mund të shërbejë si një shembull për të gjithë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBuka të blihet e paprerë/ Vendimi i shoqatës së bukës për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Artikulli tjetërI biri me koronavirus i shtruar tek Infektivi, 59-vjeçarja e infektuar në Elbasan “thyen” vetëkarantinimin, del nga shtëpia prej problemeve shëndetësore