Rikthehet Artan Hoxha! Zbulon qytetin-fortesë, Poliçani izolohet tërësisht: Nuk lejohet të hyjë askush, kanë 800 të sëmurë kronikë

Patrulla është vendosur aty prej 48 orësh pasi, Bashkia shënon rreth 800 të sëmurë kronike për shkak të punës së vështirë dhe sëmundjeve profesionale të marra gjatë punës në Kombinatin e Poliçanit.
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa pamje të rralla nga shtet-rrethimi që ka pësuar vendi. Mesa duket masat më të rrepta i ka marrë qyteti i Poliçanit, ku në hyrje të qytetit është vënë një patrullë e s’lejohet askush që nuk është banor I qytetit që të futet.

Advertisements

Patrulla është vendosur aty prej 48 orësh pasi, Bashkia shënon rreth 800 të sëmurë kronike për shkak të punës së vështirë dhe sëmundjeve profesionale të marra gjatë punës në Kombinatin e Poliçanit.

Qëllimi i kësaj masa është mbrojtja e rreth 6 mijë banorëve të qytetit, pasi shumë prej tyre vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, por gjithashtu edhe qytetarët nuk dalin dot nga qyteti. Atyre u është kërkuar që të marrin furnizime të gjata për të prandaluar përhapjen e koronavirusit.

Advertisements


“Poliçani është themeluar si qytet industrial në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, kur nisi dhe ndërtimi i kombinatit ushtarak për prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikërisht për këtë fakt afro 15% e popullatës së këtij qyteti vuan aktualisht nga sëmundje kronike,”-shkruan ndër të tjera Hoxha.

Ndërkohë edhe në vendin tonë numri i të infektuarve po shtohet. Deri tani shënohen 174 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama prezanton flotën e re të ambulancave civile nga Turqia drejt Shqipërisë
Artikulli tjetërVaksina për Koronavirus: Kur do të mund ta kemi?