Riatdhesohen rreth 200 shqiptarë nga Kroacia! Qytetarët: na kanë lënë në qiell të hapur, më mirë të na linin atje

Një avion me rreth 200 shqiptarë është rikthyer mbrëmjen e sotme nga Kroacia. Ata kanë mbetur të bllokuar në Rinas. Në një prononcim për Report TV, qytetarët shprehen se u është premtuar nga ambasada që do i dërgojnë të gjithë në shtëpi, madje u janë marrë edhe adresat, por më pas me të mbërritur ne aeroport janë lënë në qiell të hapur. Ndërkohë ata shprehen se u është matur temperatura, por nuk ka pasur asnjë këshillim nga ata e stafit mjekësor se si duhet të veprojnë. Madje njëri prej tyre tha se nuk u është komunikuar që duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.

Advertisements

“Nga Kroacia, na ka kërkuar ambasada shqiptare dhe na kanë kthyer në Shqipëri. Kemi qenë 300-400 persona, por tani jemi lënë në qiell të hapur. Na është premtuar bileta falas dhe do na çojnë në shtëpi. Në Kroaci nuk na kënë bërë kontrolle thjesht temperatura”

“Jam nga Berati dhe në avion ishim diku tek 170 persona. Para se të niseshim na janë marrë të gjitha të dhënat nga firma ku punonim dhe tani kemi ngelur këtu. Familjarët nuk mund të marrin dot autorizim për të lëvizur, të dalim në rrugë na gjobisin pasi ka kaluar orari i lëvizjes, të ishte kështu më mirë të na linin atje ku ishim dhe ta mbyllnin fare Rinasin”, tha disa nga qytetarët për Report Tv.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë rinjtë e prekur nga COVID-19 shfaqin simptoma të tjera: Nuk kanë vështirësi në frymëmarrje
Artikulli tjetërBie ndjeshëm numri i të prekurve në Itali, të shëruarit trefishohen