Ka rezultuar negativ nga Covid-19, 26-vjeçari nga Poliçani, që nën dyshimet se ishte prekur prej virusit vdekjeprurës, sulmoi 14 policë të rajonit Vula në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.
Advertisements
Sipas informacioneve të para, tamponi i analizës që të riut iu bë prej mjekëve të spitalit Thriasio (u dërgua mbrëmë natën atje), rezultoi negativ, ndërsa gjendja e tij psiqike u vlerësua e mirë.
Mjekët e spitalit psikiatrik të Athinës, thanë se pacienti pati një krizë paniku, ndaj dhe reagimi i tij ishte i dhunshëm. 26-vjeçarit iu vu gjoba prej 5000 eurosh për thyerje të karantinës dhe ndaj tij u regjistrua një kallëzim penal për mosbindje dhe vënie në rrezik të punonjësit të policisë.
Advertisements
Gjate orëve në vazhdim,pritet lirimi i tij, por nëse më parë do firmosë një deklaratë përgjegjësie personale, se këtë herë do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!