Regjistrohet viktima më e re e Covid-19 në Britani, vëllai i vetëm i 6 motrave

Një 13-vjeçar pa sëmundje të tjera të dukshme u bë viktima më e re në Britani, pasi luftoi me koronavirus dhe u nda nga jeta pa asnjë anëtar të familjes afër, për shkak të natyrës së sëmundjes.

Advertisements

Ismail Mohamed Abdulwahab nga Brixton, në jug të Londrës, vdiq në spital në orët e para të së hënës.

Ai ishte testuar pozitiv për Covid-19 të premten, një ditë pasi u pranua në spitalin e King’s College, sipas familjes së tij. Mark Stephenson, një mik i familjes, tha që nëna e djalit dhe gjashtë motrat tani janë në pritje të rezultateve të një postmortem.

Advertisements

Një zëdhënës i NHS në spitalin e King’s College tha: “Mjerisht, një djalë 13-vjeçar që u testua pozitivisht për Covid-19 ka ndërruar jetë, dhe mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen në këtë kohë. Vdekja i është referuar koronerit dhe asnjë koment tjetër nuk do të bëhet”. Pas publikimit të shifrave të fundit zyrtare, një 19-vjeçar besohej se ishte viktima më e re e Anglisë që vdiq në spital pa asnjë problem ekzistues mjekësor. Familja e Ismailit tha se “Ismaili filloi të shfaqte simptoma dhe kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u pranua në spitalin King’s College. Ai u fut në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Për njohuritë tona, ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore. Jemi të dërrmuar”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi hyn “vrasësi” Covid -19 në qelizat e mushkërive dhe si mund të ndalet (Video)
Artikulli tjetërNdërroi jetë, por “merr pjesë” në dy seanca gjyqësore! Avokatja e përfaqësoi për vite të tëra