Rama u kthen përgjigje kritikëve: Boll, s’ka më asnjë shans. U lodhën duke luftuar me iPhonë nga kolltuku

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë dhe me tone të ashpra u është drejtuar të gjithëve përmes një videomesazhi në Facebook e tij, duke paralajmëruar se tani shteti do përgjigjet me të keq ndaja atyre që nuk e kanë marrë ende vesh se jemi në lu ftë.

Advertisements

Deklaratat e tij ditët e fundit janë kritikuar edhe nga opozita se janë duke i rritur frikën qytetarëve. Por për Ramën eshtë më mirë të “qani sot nga frika se sa të vajtoni nesër nga vuajtja e të lëngoni nga mushkëritë që nuk ju furnizojnë dot me frymë”.

Rama është përgjigjur edhe për reagimet që ka pasur publikimi prej tij në rrjetet sociale i pamjeve dhe videove nga Italia, ku cdo dy minuta një person humb jetën.

Advertisements

“Nga ana tjetër e detit vdes nje njeri cdo dy minuta e mos më thoni boll se nuk ju ndahem duke ju treguar çfarë katastrofe na gjen nesër po nuk e ndamë bashkë mendjen. Le të tërbohen fare nga fjalët e mia sot se sa mos o zot qindra e mijëra të vdekur nga ne të gjithë nesër, pas dy javësh e tre javësh”

Për opozitën që e vë theksin tek njerëzit në nevojë, Rama kishte këtë përgjigje:

“Kush rri e rri e më shkruan për fukarenjtë që s’kanë bukë mos bëjnë sikur shqetësohen për fukarenjtë e ta mbledhë mendjen top se sot askush nuk kërc ënohet nga vd ekje për shkak të urisë por të gjithë nga vde kja për shkak të marrëzisë. Fukarenjtë s’kanë iphonë e s’kanë dëngla për të shitur në Facebook e Instagram, e janë njerëzit më të mirëkuptueshëm të këtij vendi.

Mos bëhen merak këta fukarenjtë nga mendja e kokës që një e dy rrinë e shkruajnë se po vdesim, se ska vdek asnjë shqiptar as në mejsetë as për 50 vjet kur jetonte me 200 kalori në ditë.

S’kemi pritur të na shkruajnë disa këtu por e kemi marrë detyrën sic duhet e do e bëjmë deri në fund pa pasur nevojë që disa fukarenj nga mendja që ankohen të na tregojnë ca duhet të bëjmë. Mjaft e stop, me shani mua po mos luani nga vendi e s’do tolerojmë më askënd e do përgjigjemi me të keq nëse nuk marrin vesh me të mirë një pakicë e pagdhenur kur i flasim me të mire“.

Rama ka bërë edhe një panoramë të vendeve në rajon që janë duke lu ftuar me koronavirusin.

“Miqtë kroatë po bëjnë gati për spital edhe stadiumuin e tyre në Zagreb, imagjinoni Air Albania spital, pse? Se disa duan të shtyhen në radhë për qepe e domate sikur po humbasin anijen e fundit për në Itali, apo disa u lodhën duke luftuar me iphonë në kolltuk duke ngrënë e duke pirë sikur janë me pushime.

Jo e jo, ska shans mirëkuptimi e me këta ka vetëm forcë policore.

Spanja more po cmendet ku deri javën e kaluar këndonin e pinin birra në Bernabeu 100 mijë veta.

Franca po luan nga mëndtë e kokës se ska as maska more as respiratorë për gjithë atë dynja që pritet të kërkojë frymëmarrje artificiale nga shteti, e mua më thoni mua mos na fut panikun se do vd esim nga frika para se nga virusi”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Vlonjatët sot do shajnë virusin nga motra”, Rama u nis mesazhin e prerë
Artikulli tjetërShtëpia e Pushimit u kthye në karantinë, flet Meta nga Durrësi