Rama: Po hyn në funksion rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në n evojë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një video të postuar në rrjetet sociale shkruan se situata që është shkaktuar për shkak të koronavirusit do të hyjnë në funksion rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë.

Advertisements

Në videon e postuar nga kreu i qeverisë shihet ministrja e Shëndetësisë teksa komunikon me një prej stafeve të shërbimit social në një nga qendrat.

Ndërkohë, sipas Ramës në qendrat sociale për dy javë janë ngujuar 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës.
“Rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë, të cilët s’i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, po hyn në funksion pjesë-pjesë. Ndërkohë: Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.
Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.
Kjo është Shqipëria e njerëzve që punojnë për njerëzit dhe që ndryshe nga mua, nuk i shihni në televizor a në mediat sociale. Respekt!” shkruan Rama.

Advertisements

🔴 RRJETI I SHËRBIMIT SOCIAL PËR ATA QË JANË MË NË NEVOJË DHE PËR TË NDIHMUAR ME KRYERJEN E SHËRBIMEVE JASHTË SHTËPIE PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË, TË CILËT S’I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, PO HYN NË FUNKSION PJESË-PJESË🔴 NDËRKOHË: Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.🔴 KJO ËSHTË SHQIPËRIA E NJERËZVE QË PUNOJNË PËR NJERËZIT DHE QË NDRYSHE NGA MUA, NUK I SHIHNI NË TELEVIZOR A NË MEDIAT SOCIALE #RESPEKT🙏

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. März 2020

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKanë dy javë pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, Rama flet për 123 personat që janë vetëizoluar duke bërë këtë gjest pr ekës
Artikulli tjetërShifra të frikshme nga Spanja, 167 të vd ekur vetëm sot