Një ditë më parë gazeta “Shqiptarja.com” botoi disa foto, që tregojnë presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili në vitin 2017, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafi kantëve të dr ogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Darka ishte organizuar në hotelin “Golden”, i cili tashmë është i sekuestruar nga OFL-ja.
Advertisements
Përkrah Metës ishin edhe ish-deputeti i LSI-së, Lefter Koka dhe vëllai i tij, Leonardi. Për fotot e publikuara reagoi edhe Leonard Koka, i cili kër cënon botuesin Carlo Bollino.
Në një mesazh dërguar për gazetarin e Syri.net, Koka shkruan: “Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguan ty.”
Advertisements
Pas kërc ënimit, botuesi i shqiptarja.com Bollino tha: “Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër, që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes k rimit dhe politikës.”
Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Denis Minga ka kërkuar mendimin e Neritan Cekës për kër cënimin ndaj Bollinos. Ceka ka kritikuar Bollinon për botimin e fotove të Metës krah Hajrit dhe e ka këshilluar të mos i futet këtyre punëve.
“Nëse futet në këto histori është më mirë të rrijë urtë. Është një italian që s’bëhet kurrë shqiptar, ndaj i them Carlos të rrijë urtë të mos futet në këto punë. Se po u fute në këto punë, këtë ushqim do kesh. Në ç’do lloj etike… Ne jemi politikanë dhe njerëz publikë, nëse unë futem në çdo lloj furre buke?! Ku është serioziteti aty? Ai është me 100 veta, shkon Carlo dhe merret me budallallëqe të tilla. Ai nuk është kërc ënim, është presion.”,- tha Ceka.dritare.net
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!