Pse në Gjermani vdesin më pak nga Corona? Në rast ekstrem: cilët të sëmurë do të shpëtohen në Gjermani?

Kjo është sigurisht një situatë e një skenari MAKSIMAL tmerri. Në Gjermani situata është ende larg kësaj.
GJERMANI- Përsa u përket shifrave: deri të premten në Gjermani kishte rreth 44.000 të infektuar me virusin Corona. Prej tyre kanë vdekur 267 vetë.

Advertisements

Si është gjendja e përgjithshme këtu?

SË PARI: epidemia në Gjermani ende nuk ka arritur kulmin, pas të cilit fillon rënia. Si kriter për fillimin e rënies merret koha e dyfishimit të të infektuarve. Deri tani në Gjermani duhen 4-5 ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve. Kur të duhen p.sh. dhjetë ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve, mund të flitet për ngadalësim të përhapjes dhe rënie të vrullit të infektimit.

Advertisements

SË DYTI: Ministria e Brendshme gjermane ka paraqitur një strategji për zgjerimin masiv të testimeve të popullatës për virusin Corona. Kjo megjithëse Gjermania është kampione edhe tani në testime. Testimi dhe izolimi i të sëmurëve shihen si faktorët kryesorë, për ngadalësimin e përhapjes së infektimit.

SË TRETI: federata dhe landet po zbatojnë që prej së dielës një sërë masash kufizuese. Në to bën pjesë ndalimi i takimit në publik i më shumë se dy vetëve, me përjashtim të atyre që jetojnë në një shtëpi. Kush e shkel këtë gjobitet, p.sh. me 200 euro. Prej së dielës janë mbyllur krejtësisht kafenetë, restorantet e pijetoret, parukeritë e studiot e masazhit.

SË KATËRTI: me legjislacion të miratuar nga parlamenti, qeveria gjermane miratoi një buxhet gjigand, historik për të mbështetur ekonominë: mbi 750 miliardë euro do të investohen kundër krizës së virusit, që shihet më e rëndë se kriza financiare botërore, e vitit 2008.

CILËT TË SËMURË RËNDË DO TË SHPËTOHEN NË GJERMANI NË RAST EKSTREM?

Kjo është sigurisht një situatë e një skenari MAKSIMAL tmerri. Në Gjermani situata është ende larg kësaj.

Ekziston frika, se po të vijë gjendja në klinika pranë kolapsit, për shkak të numrit të madh të të infektuarve, mjekët duhet të vendosin: cilin nga pacientët e sëmurë rëndë duhet të mbajnë në reanimacion me frymwwmarrje artificiale dhe cilin jo.

Por që ta marrin si duhet vendimin më të vështirë të punës së tyre mjekët, shtatë shoqata të specializuara mjekësh në Gjermani publikuan të enjten një udhëzues.

Në udhëzues mjekët gjermanë thonë se kriteri i përzgjedhjes nuk duhet të jetë vetëm mosha e pacientit me virusin Corona. Kriteri duhet të jetë edhe më tej: cili pacient ka më shumë shanse të mbijetojë. Pavarësisht nëse është i sëmurë me virusin Corona, ka pësuar aksident, apo ka hemoragji cerebrale.

Pra edhe në kohë krize, mjekët gjermanë nuk duhet të vendosin me intuitë, por në bazë të këtij katalogu. Në Gjermani e përgatitën udhëzuesin për të mos marrë vendime nën presion.Nga vende fqinjë me Gjermaninë, si nga Franca vijnë lajme se në Alzasë p.sh. për shkak të mungesës së kapaciteteve, nuk u jepet më oksigjen në stacione reanimacioni, por u jepen vetëm qetësues, të sëmurëve me virusin Corona, që janë mbi 80 vjeç.

PSE VDESIN MË PAK NË GJERMANI SE KUDO NGA COVID-19?

Për numrin e të infektuarve me virusin Corona Gjermania është e pesta në botë. Pas Kinës, Italisë, Spanjës dhe Iranit. Por numri i të vdekurve nga virusi Corona këtu është i vogël, deri tani.

P.sh. në Francë, deri të premten, kishte mbi 25.000 të infektuar me Corona. Prej tyre kanë vdekur rreth 1700 (1696) vetë.Në Itali, ka deri sot 81.000 (80.589) të infektuar. Prej tyre kanë vdekur 7.500 vetë.

Në Gjermani kishte deri të premten gati 44 mijë të infektuar. Prej tyre kanë vdekur 267 vetë.

Ekspertët po kërkojnë shpjegim për këtë fenomen.

Dhe një nga shpjegimet kryesore shihet në kapacitetet e mëdha që ka Gjermania, për të testuar për virusin Corona. Testohen njerëz me dhe pa simptoma virusi. Dhe kur dalin pozitivë izolohen. Që të mos infektojnë njerëzit dhe grupmoshat, më në rrezik.

Drejtori i Institutit Robert Koch, që studion viruset në Gjermani, Wieler, tha se Gjermania teston 160.000 vetë në javë për coronan. Pra teston në javë thuajse aq sa ka testuar Italia deri tani gjithsej. Dhe testimet do të zgjerohen.

SË DYTI: të infektuarit deri tani në Gjermani janë më të rinj, se ata në vende të tjera. Mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani është 47 vjeç. Kurse p.sh. në Itali mosha mesatare e të infektuarve është 63 vjeç.

SË TRETI: një hipotezë thotë se p.sh. në Itali po vdesin më shumë njerëz se në Gjermani, për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve. Antibiotikët nuk luftojnë virusin korona, por infektimet bakteriale që e shoqërojnë. Italia ka vite që e ka problem rezistencën ndaj antibiotikëve, edhe si pasojë e përdorimit me dorë të lirë
https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/831063047375652/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë
Artikulli tjetërGati për të shpëtuar jetë, mjekët shqiptarë mbërrijnë në Rinas, presin avionin për të shkuar në Itali