Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen shprehu optimizëm të martën se një vaksinë koronavirusi mund të godisë tregun “mbase para vjeshtës”.
Advertisements
Ky afat kohor është shumë më i shpejtë nga sa parashikohet nga autoritetet e shëndetit publik, të cilët presin një vit tjetër deri në 18 muaj që një imunizim të jetë i disponueshëm për publikun e gjerë.
Në një video, Von Der Leyen iu referua bisedimeve me CureVac, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë kundër koronavirusit. BE i ka ofruar kompanisë 80 milion € në mbështetje financiare.
Advertisements
“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës,” tha ajo. Ora News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!