Prekëse! Foshnja e porsalindur në Wuhan takon të ëmën me maskë në fytyrë

Në një spital në Wuhan të Kinës, ku është qendra e shpë rthimit të koronavirusit, mjekët dhe infermieret e veshur me uniforma speciale, kanë kryer një lindje çezariane.

Advertisements

Shpërthimi i sëmundjes, që deri më tani i ka infektuar më se 108,000 njerëz dhe kanë humbur jetën mbi 3,800 të tjerë, ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë t’ju kërkojë autoriteteve kineze që ta trajtojnë me kujdes këtë sëmundje në formë pandemie.

Deri më tani, koronavirusi është shpërndarë në shumicën e shteteve, ku ka edhe të vdekur dhe po kërkohen të vendosen në karantinë, ata që kanë rënë në kontakt me të prekurit, shkruan Daily Mail.

Advertisements

Mjekët e veshur në tërësi me uniforma sigurie, maska dhe syze, e kanë kryer procesin e lindjes në spitalin e Xiehe, ku ka lindur një fëmijë.

Nëna e fëmijës, kishte gjithashtu një maskë në fytyrë, të cilën vazhdoi ta mbante edhe kur mjekët ia afruan ngadalë te fytyra fëmijën e porsalindur.

Gjatë 24 orëve të fundit, Kina ka raportuar për 44 raste të reja, një rënie e numrit në krahasim me disa ditë më parë.

Sidoqoftë, në të gjithë botën, gjithnjë e më shumë vende kanë rritje të rasteve me koronavirus. Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama thirrje të rinjve: Shmangni pub-et ku kërcehet e këndohet. S’ka nevojë të shkoni në spital nëse …
Artikulli tjetërE rëndë! 28-vjeçari prej 12 ditësh në Shqipëri, infektoi të atin, gjithashtu izolohen të gjithë personat e