“Pranojnë vetëm pacientë që…”- Aktores së famshme me koronavirus i refuzohet shtrimi në spital

Aktorja Olga Kurylenko tha se iu refuzua shtrimi në spital për trajtimin e koronavirusit pasi janë plot me pacientë që po luftojnë me jetën e tyre.

Advertisements

“Bond girl” tha mbrëmjen e së hënës se ishte me temperaturë të lartë, një ditë pasi zbuloi se kishte rezultuar pozitive me koronavirus.

Aktorja u shpreh se spitalet po shtrojnë vetëm pacientë që po luftojnë me vdekjen, ndërsa i kërkuan të telefononte një ambulancë nëse përkeqësohej.

Advertisements

40-vjeçarja tha se nuk e dinte se ku e kishte kontraktuar virusin, duke sugjeruar se mund ta ketë marrë nga prekja e dorezës së derës së taksisë.

“Pse nuk jam në spital? Sepse spitalet tona janë plot dhe po shtrojnë vetëm pacientë që po luftojnë me vdekjen. Më thanë që nëse përkeqësohem të telefonoj një ambulancë,”- tha aktorja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jo Rams…Luli s’është në gjumë”- Arjan Çani komenton qëndrimin e kryeministrit: Bën gabim që tallesh, Basha po propozon…
Artikulli tjetërTuristja th yen rregullin e karantinës, dy policë e nxjerrin nga pishina