“Po njohim kush janë idiotët mes nesh”, 17 gjërat që na mësoi pandemia e koronavirusit, Ermal Mamaqi publikon listën: U kujtuam se…

Ermal Mamaqi ka listuar plot 17 gjëra që shqiptarët mësuan nga pandemia e koronavirusit, duke përfshirë këtu vlerën e kohës dhe rëndësinë që duhet t’i japim kënaqësive të vogla.
Moderatori Ermal Mamaqi ka rënditur një listë me 17 gjërat bazike që mësuan shqiptarët nga pandemia e koronavirusit. Moderatori dhe aktori i humorit ka listuar 17 fakte, duke theksuar rëndësinë që ka koha e kaluar me njerëzit e dashur, dhe vlera që kanë shkencëtarët, mjekët dhe policët, në krahasim me VIP-at dhe modelet.

Advertisements

17 gjëra që na mësoi pandemia e koronavirusit:

Advertisements

1.Në kohën e fast food dhe ushqimeve të paketuara, koronavirusi na rikujtoi të hamë shëndetshëm.

2.Kujtuam se higjiena mbahet për veten dhe për të tjerët.

3.Po mësojmë të dallojmë nevojat e vërteta nga trendet dhe kultura e konsumizmit.

4.Ritmi i shpejtë i jetës u ndërpre dhe po mësojmë vlerat e kohës.

5.Po i rikthehemi leximit.

6.Duke ndjenjur në shtëpi u detyruam të luajmë sërish dhe të kuptojmë vlerën e lojës për mirëqenien tonë mendore dhe emocionale.

7.Të mbyllur në shtëpi dhe më shumë kohë në dorë, po i rikthehemi pasioneve tona.

8.Në kohën ku të gjithë zgjedhim kënaqësitë e shpejta, po i rikthehemi kënqasive të vogla.
9.Po detyrohemi të bëhemi kreativë.

10.Po rikujtojmë rëndësinë e të kaluarit kohë me familjen si gjëja më e rëndësishme.

11.Po mësojmë kuptimin e vërtetë të altruizmit, sakrificës dhe përgjegjësisë ndaj të tjerëve.

12.Rikthyem sytë nga moshat e treta, që i lemë shpesh në harresë dhe kuptuam se duhet t’i ruajmë si thesare.

13.Në një botë ku adhurohen VIP-at, futbollistet dhe modelet, u kujtuam se shkëncëtarët janë heronjtë tanë bashkë me mjekët, policët etj.

14.Po kuptojmë se vetëm edukimi mund ta shpëtojë botën.

15.Po mësojmë të lemë menjanë diferencat për të mirën e të gjithëve.

16.Si brez i internetit që nuk dimë të lexojmë asnjë busull, po kutpojmë se duhet të kultivojmë tek fëmijet dhe tek vetja aftëfi bazike të jetesës.

17.Po njohim kush janë idiotët mes nesh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kush banon në Tiranë e Durrës dhe është larguar, të kthehet” – Rama mesazh qytetarve që janë “arr atisur”: Ejani të hënën para orës tetë. Me shumë gjasa …
Artikulli tjetërE ndaloi policia, Olsi Bylyku shpjegon situatën me uniformat blu: Jam me rrogë njësoj si ti që punon në call-center, më vjen mirë që më mbyllën në shtëpi