Pipero: Në Shqipëri ka mbi 1500 të infektuar

Pipero tha se i qëndron idesë se pas një personi fshihen 10 të tjerë të infektuar dhe se në Shqipëri, shifra mund të ketë kaluar 1500.
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se ka mbi 1500 të infektuar në Shqipëri. në një lidhje me Skype, në emisionin “360 gradë”, Pipero tha se i qëndron idesë se pas një personi fshihen 10 të tjerë të infektuar dhe se në Shqipëri, shifra mund të ketë kaluar 1500.

Advertisements

“Pas një personi fshihen 10 të infektuar. dhe në Shqipëri duke llogaritur shifrat që kemi aktualisht janë 1500. unë mendoj në fakt se janë më shumë se 1500, dhe ky është një realitet i njohur në vendet e tjera, por e pamundur të verifikohet në njësinë e kohës. Nga ky virus askush nuk është i përjashtuar. Të gjithë kemi të prekshëm dhe të sëmurshëm. Të fatkeqësisht moshat e vjetra dhe të sëmurët kronik më shumë. Ne nuk mund t’i shmangemi këtij virusi duke i dalë përballë, por duke zbatuar këshillat dhe vendimet,”– tha Pipero, duke bërë dhe thirrje për respektimin e masave.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ Djali i deputetes së PS-së i infektuar me koronavirus, familja futet në karantinë
Artikulli tjetër“Mbani fëmijët larg kur ta shikoni”, Rama nxjerr pamjet e frikshme nga spitalet italiane: Ferri i dhimbjeve matanë detit, të na shërbejë për të mbledhur mendjen top