Përse në Itali vdekshmëria ka shkuar në 9 përqind?

Bota po mban frymën kur sheh atë që po ndodh në Itali. Vdekshmëria nga koronavirusi atje ka shkuar në 9 përqind, përkundrejt 3.8 përqind në Kinë.

Advertisements

Por të dhënat duhen interpretuar dhe për të ulur panikun te njerëzit, Corriere della Sera shpjegon se kjo e dhënë nuk është e plotë.

E para, ende nuk dihet nëse kjo shifër është përballur me numrin e të vërtetë të atyre që janë prekur nga virusi.

Advertisements

E dyta, të shtruarit në spital kanë pasur thuajse gjithmonë edhe një patologji tjetër.

E treta, popullsia italiane në zonat e prekura është relativisht e moshuar.

E katërta, italianët janë një natyrë shumë sociale dhe të moshuarit janë shumë të lidhur me fëmijët dhe nipërit dhe mbesat.

Revista ‘Science’ shkruan se nëse merren në konsideratë të gjithë faktorët, përqindja e vdekshmërisë në Itali mund të jetë sa ajo e Kinës.

Por a janë këto vetëm një përpjekje për të krijuar frymë pozitive në këto ditë të zeza?

Fakt është se në mbrëmje, kur lexohet buletini i të dhënave nga Italia, e gjithë bota pret me ankth…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJa mosha mesatare e të infekturve në Shqipëri, më shumë meshkuj
Artikulli tjetërMe 5500 shtretër, ngrihet spitali më i madh në Europë