foto ilustruese
Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit.
Advertisements
Burime për Dosja.al bënë me dije se mjekët bënë gati të gjithë përgatitjet për ta nisur në Tiranë.
Por pikërisht në momentin kur e futën në ambulancë, e kanë nxjerrë me urgjencë dhe e kanë rikthyer në dhomën e saj. Shkak për kthimin e saj pas është bërë gjendja e saj ka qënë e rënduar dhe nuk mund ta përballonte udhëtimin.
Advertisements
Ajo erdhi nga Itali që më 3 mars dhe u shtrua në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen për shkak se vuante nga disa sëmundjeve kronike.
Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Deri tani gjithësej janë 10 pacientë në Tiranë dhe janë infektuar nga rasti ‘0’, një është në Durrës në gjendje të rëndë dhe një tjetër në Lushnje me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!