Pa sojat e Covid-19, boshatisen rrugët e Korçës – Foto

Në Shqipëri u mbyllën shkollat për dy javë dhe u anuluan të gjitha aktivitetet masive, pas konstatimit të dy rasteve të in feksionit me v irusin Corona.

Advertisements

Shqipëria konfirmoi këtë të hënë dy rastet e para me virusin Corona. Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve In fektive, në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, Silva Bino, në një konferencë shtypi sqaroi, se “dy të in fektuarit janë baba dhe bir, të moshës 54 dhe 28 vjeҫ”. Deri më tani ISHP ka konfirmuar plot 23 raste të in fektuar me koronavirus dhe është shënuar vd ekja e parë në qytetin e Durrësit.

Pas thirrjeve të shumta nga Shëndeti Publik, që të gjithë qytetarët të shmangin ambjentet e mbipopulluara, të qëndrojnë në shtëpi si dhe të marrin masat e duhura higjienike, mesa duket Korça po i ndjek me përpikmëri këto urdhëra.

Advertisements

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, rrugët në pedonalen e Korçës janë bosh. Njerëzit qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe çdo biznes tashmë është mbyllur për të bërë të mundur parandalimin e këtij vi rusi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGruaja shfaqi simptoma të lehta, kryeministri i Kanadasë në vetëkarantinë
Artikulli tjetërI prekur ende edhe një muaj pas infektimit, ja fakti tronditës për një nga pasagjerët e Diamond Princess