Papa Françesku ‘thyen’ këshillat e qeverisë, shkon në kishë dhe lutet për fundin e koronavirust

Papa Fraçesku kundërshtoi këshillat dhe urdhërat e qeverisë italiane për të qëndruar në shtëpi dhe sot shkoi në kishë nëpër rrugët e zbrazura të Romës, për t’u lutur për fundin e koronavirusit.

Advertisements

Udhëheqësi Katolik më herët kishte dhënë një bekim nga dritarja e ballkonit të tij, mbi sheshin e “shkretuar” të Shën Pjetrit, i cili është mbyllur për besimtarët, nga qeveria, në vazhdën e masave të marra ndaj tyre, si pasojë e virusit që ka kërcënuar të gjithë globin.

Papa është parë pa maskë në fytyrë apo doreza në duar, masa këto që këshillohen të ndiqen, por shihet teksa ecte i pa trazuar dhe shqetësuar nga gjendja e krijuar. Sakaq, në vendin përtej Adriatikut deri më tani kanë humbur jetën 1809 persona ndërsa 20603 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIlaçi ‘Tocilizumab’ për trajtimin e koronavirusit do aplikohet edhe në Shqipëri
Artikulli tjetërKoronavirusi vr et mjekun italian të ambulancës; Vdiq në krevat pasi i tha gruas se ishte “shumë mirë”