Një blerësi 56-vjeçar britanik i është gra bitur pako e letrës higjenike që sapo kishte blerë në supermarket disa momente pasi doli nga dyqani në Londër, teksa vendi është përfshirë nga pa niku i epidemisë së koronavirusit dhe blerjeve pa kriter.
Advertisements
Dinendra sapo doli nga dyqani në Harringay në veri të Londrës kur dikush i erdhi nga prapa dhe i vodhi një nga dy pakot e letrës highenike që kishte blerë. Ai mbeti i tro nditur nga su lminë mes të ditës dhe lajmëri menjëherë policinë.
“Unë në dyqan bleva vetëm dy pako letër higjenike, por dikush më erdhi nga prapa dhe më vodhi njërën. Ku kemi arritur kështu? Nuk është puna te vlera e pakos së letrës, por te parimi”, tha ai për disa media që erdhën në vendngjarje.
Advertisements
Zhvillimi vjen megjithse supermarketet kanë porositur klientët të blejnë me përgjegjësi gjatë periudhës së vështirë të epidemisë së koronavirusit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!