Pamjet/ Shpërthen vullkani , hi e tym nga mali Merapi

Vullkani më aktiv në Indonezi, Mali Merapi, shpë rtheu të martën duke krijuar një re masive hiri që u ngrit deri në 6 mijë metra lart në qiell dhe që mbuloi komunitetet përreth me pluhurin gri e detyroi edhe mbylljen e një aeroporti.

Advertisements

Hiri, i përzierë me rërë, ra mbi qytete deri 10 km larg nga krateri afër kryeqytetit kulturor të Indonezisë, Jogyakarta. Kishte një zhurmë kumbuese për të paktën pesë minuta dhe më pas pash renë e hirit nga shtëpia ime – rrëfen një banor.

Autoritetet sidoqoftë nuk e kanë rritur nivelin e alarmit por thonë se kanë mbyllur përkohësisht një aeroport ndërkombëtar në solo, rreth 40 km larg nga vullkani. Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë të paktën tre km larg malit Merapo, duke cituar rrezikun e mundshëm nga llava dhe rrjedhat piroklastike, një përzierje që lëviz shpejt e gazit të nxehtë dhe materialit vullkanik.

Advertisements

Shpërthimi i fundit i madh i malit Merapi, në 2010, i mori jetën 300 personave dhe detyroi evakuimin e 280 mijë banorëve. Ndërsa shpërthimi më i fuqishëm daton në 1930, kur 1300 vetë humbën jetën. Vendi në Azinë juglindore, një arqipelag me më shumë se 17 mijë ishuj, ka rreth 130 vullkane aktive dhe ndodhet mbi unazën e zjarrit të paqësorit, një zonë shumë të destabilizuar gjeologjike, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të shpeshta dhe aktivitet të lartë vullkanik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE kishin kthyer shtëpinë në një bazë të vërtetë të tr afikut të he roinës dhe ko kainës, shqiptarët kapen mat duke kryer…U bll okuan 11 kg dr oge e mijëra euro
Artikulli tjetërVajza bukuroshe e protestës së Metës: Ja kush ma bëri ftesën!