Pamje të rënda/ Spitali i mbingarkuar i Bergamos në gjendje kaosi, mjekët e luftojnë dëshpërimisht me virusin, helmeta ajri pacientëve në terapi intensive

Pamjet e mëposhtme vijnë nga një spital në Bergamo, Itali. Përmes tyre vihet re se si mjekët po përpiqen të merren me krizën e koronavirusit të qytetit.

Advertisements

Bergamo është qyteti më i goditur nga Italia, me 4,645 infeksione. Banorët kanë qenë në një mbyllje totale që nga 8 marsi.

Pamjet e rënda, që tregojnë mjekët dhe infermierët që luftojnë dëshpërimisht për të kontrolluar shpërthimin, janë marrë nga një spital në këtë qytet. Videoja tregon dhjetëra pacientë me mbulesa plastike të ventilimit mbi kokë, gjatë trajtimit te tyre në urgjencë në spitalin Papa Giovanni XXIII.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia spanjolle i përgjigjet Ramës, ja si u këndon personave në karantinë poshtë pallatit (Video)
Artikulli tjetërDo dilte fshehurazi nga konvikti për të blerë pije për ditëlindje, bie nga kati i tretë dhe vdes 19-vjeçarja