Pak orë para manifestimit, Presidenti Meta jep mesazhin e fortë

Pak orë para mbajtjes së manifestimit mbarëkombëtar pasditen e këtij 2 marsi, kreu i shtetit Ilir Meta në mesazhin e tij të mëngjesit në rrjetet sociale kujton fjalët e poetit Fan Noli për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Advertisements

Ai, sipas Metës, “do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë“.

Duke uruar mirëseardhjen asaj që e quan beslidhja e re me pranverën kuqezi, Presidenti thotë se tashmë është koha që zëri i popullit të dëgjohet sa më fort.

Advertisements

POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META:

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!

Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!

Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi! 🇦🇱

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabit këngëtarja e njohur shqiptare: Më kanë bërë le sbike
Artikulli tjetërAbu zuan me çmimet e maskave, tatimet kontrolle “blic” ne disa farmaci