Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”- Presidenti i Bjellorusisë qesh me sugjerimin për marrjen e masave kundër koronavirusit

Presidenti Bjellorus, Alexander Lukashenko ka qeshur me sugjerimin se vendi i tij duhet të përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit, sepse ai nuk mund ta shohë virusin “duke fluturuar përreth”.

Advertisements

Sipas BBC, duke folur gajtë një ndeshje hokej mbi akull, ai gjithashtu pohoi se turmat në ndeshje ishin të bukura sepse ftohtësia e stadiumit do të parandalonte përhapjen e virusit.

“Nuk ka asnjë provë që kjo mund të ndodhë dhe koronavirusi nuk mund të shihet me sy të lirë”, tha ai.

Advertisements

Për dallim nga shumica e Evropës, Bjellorusia nuk ka vendosur asnjë kufizim në ngjarjet sportive.

“Këtu nuk ka viruse. Ju nuk i keni parë ata të fluturojnë përreth, apo i keni parë? A unë nuk i shoh ata. Ky është një frigorifer. Sporti, veçanërisht akulli, ky frigorifer këtu, është kura më e mirë antivirale!”, u shpreh ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShefi i shëndetësisë: Duhet të izolohemi deri në qershor dhe distancimi shoqëror deri në tetor
Artikulli tjetërMbreti “Rama X” në karantinë sëbashku me 20 femra. Plasin polemikat