‘Nuk e keni idenë sa rëndon’, Dom Gjergj Meta apel qeveritarëve: Lini mjekët të flasin(E plote)

Dom Gjergj Meta/

Advertisements

Qeveritari sapunin, mjeku këshillën …

Po përjetojmë dy tra uma njëra pas tjetrës: tërmeti dhe koronavirusi.

Advertisements

Në këtë pikë, përveç asaj trupore, ka shumë rëndësi higjena psiko-shpirtërore.

Prandaj, duke ndjekur me kujdes se si po administrohet situata nga mediat, por edhe nga ana e qeverisë, kam dy sygjerime modeste për mediat dhe për qeverinë që mund të rregullohen pa shumë mund.

Ju lutem mediave të transmetojnë sa më pak rrugë bosh, lokale të mbyllura, njerëz të frikësuar, sa më pak fjalë që shkaktojnë pa nik e te rror. T’i japin sa më pak hapësirë polemikave në këto momente. Ndikojnë negativisht në psiken dhe në humorin e njerëzve që janë tashmë të rënduara.

Ju lutem mediave gjithashtu mos i jepni hapësirë kër cënimit verbal qoftë edhe kur vjen nga qeveritarët, sepse pan ikut tashmë ekzistues i shtohet një lloj agr esiviteti psikologjik i gjuhës. Nuk e keni idenë se sa negative është tek njerëzit dhe sa rëndon.

Ne nuk jemi një popull kri minelësh që nuk merr vesh. Po sillemi me shumë dinjitet. Pak të papërgjegjshëm nuk janë gjithë populli dhe këta mund të izolohen pa pasur nevojë të kër cënohen të gjithë.

Jepuni hapësirë të dashur gazetarë këshillave të mjekëve duke i ftuar apo duke i intervistuar ato sa më shumë. Nuk mund të improvizohemi të gjithë mjekë as unë që jam prift e as qeveritarët.

Qeveritarët të marrin masa që të mos mungojë sapuni dhe uji, kurse mjekët të japin këshilla se si dhe pse të lahen duart.

I ftoj ata që udhëheqin: Merrni vendime zotërinj shtetarë, por pa pasur nevojë t’i komentoni me mimikë apo me fjalë boshe apo më keq akoma kërc ënuese. Masa flet vetë nuk ka nevojë ta komentosh apo më keq akoma t’i shtosh kërc ënimin verbal. Është edhe antijuridike, përveçse rëndon situatën psiko-shpirtërore të atyre njerëzve që janë të mbyllur e të izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Duhet të dini se njerëzit po e përballojnë me dinjitet situatën, por mund të krijohet një kolaps psikologjik i pariparueshëm nëse nuk kemi kujdes se çfarë transmetojmë e si flasim.

Tani kemi nevojë të ndjehemi një komb e të ndjehemi bashkë. Kemi nevojë për fjalë inkurajuese dhe që na japin shpresë dhe jo për propagandë. Nëse shkojmë edhe drejt kolapsit psikologjik do të jetë e vështirë më pas koha e rimarrjes. Ta kalojmë të gjithë bashkë.

Është koha për shpresë e përgjegjësi!

Kurajo!

+ dom Gjergji

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Historia ime në orët e zeza”/ Mjeku i infektuar me Koronavirus rrëfen momentet e tme rrit
Artikulli tjetërE rëndë! Gjendet një trup i pajetë tek ura e Babrrusë, djali i veshur me mënga të shkurtra tërhiqet nga Lumi