Mjeku i njohur Tritan Kalo del me nje tjeter mesazh per shqiptaret ne kete kohe paniku e alarmi nga koronavirusi, qe ka shenuar edhe vi ktimen e pare ne vendin tone, si dhe 33 te prekur.
Advertisements
Ai ka postuar foto te vetes dhe te kolegeve te tij, mjekeve brenda infektivit, duke kerkuar nga qytetaret te kene besim dhe mbi te gjitha te jene bashkepunues ne zbatimin e gjithe rregulllave.
Ai kujton se mjeket jane bashke, ne gatishmeri te plote dhe kane eksperiencen e duhur pasi kane luftuar nje sere semundjesh, qe nga Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…
Advertisements
Postimi i Tritan Kalos
NË VIJËN E PARË të “luftës ndaj Covid-19”…..Ekipi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka një eksperienca të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit….Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…..
Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurtë se NE do tia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga Sars-Cov-2/Covid-19….Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit Mjek, Imazherist, Farmacistë, Infermjerë dhe Sanitare të të gjithë grup moshave…KINI BESIM në PËRKUSHTIMIN dhe SAKRIFICAT tona për tju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë….JEMI me ju dhe për ju në GADISHMËRINË maksimale….Puna e jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht, njohjen si Shërbimi më i mirë në Shëndetësinë Publike të Shqipërisë!!!!…NE DO TA FITOJMË EDHE KËTË BETEJË!!!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!