Nesër ndryshon ora, mësoni si do të lëvizin akrepat

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Advertisements

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Advertisements

Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës. Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas. Llogaritja dimërore do të rifillojë nga e diela e fundit e tetorit (25 tetor).

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Qëndro në shtëpi”, Basha ndan videon sensibilizuese
Artikulli tjetër“Me hir ose pahir”, Rama tjetër njoftim për lejet e pazarit