Nën ethet e koronavirusit, ja rastet sipas vendeve në të gjithë botën(Tabela)

Virusi ka prekur 149 vende në mbarë botën dhe po shenon perdite shifra te fri kshme te vik timave, perjashtuar Kinen e cila vetem sot raportoi per 4 raste te reja te infektimit.

Advertisements

Mediat e huaja japin nje pasqyre te plote te vendeve te prekura dhe te rasteve te identifikuara per secilin vend.

Sipas te dhenave te fundit ne mbare boten jane 149180 te prekur, 5551 te vd ekur dhe te sheruar jane 73712 persona.

Advertisements

Kujtojme se Kina ka 80,976 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 17,660 raste dhe Irani me 12,729.

Numri më i madh i njerëzve të vd ekur është në Kinë: 3,075. Me numer te madh vde kjesh eshte Italia, e cila vetem dje numeroi 250 vi ktima.

Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.

OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19. Kujtojme se Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës./ Panorama.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU denoncua live në ‘Open’ se mund të ishte i infektuar me Koronavirus/ Qytetari rezultoi pozitiv
Artikulli tjetërShkoi dy herë në spitalin e Fierit dhe gënjeu, 61-vjeçarja rrezikon mjekët, vetë ndodhet në gjëndje të rëndë