Ndërron jetë gazetari shqiptar

Gazetari i njohur sportiv Aleko Gjergjo është ngarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Advertisements

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguan me anë të një statusi në “Facebook”, për humbjen e rëndë që ka pësuar gazetaria shqiptare dhe jo vetëm.

Statusi i Metës:

Advertisements

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar sportiv, Aleko Gjergo, mjeshtrit të radiokronikës dhe komunikimit publik, një ndër ikonat e pazëvendësushme të Radio Tiranës, njeriut fisnik e intelektualit aktiv, autor i disa librave dhe përkthimeve.

Kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, edhe si një prej bashkëpunëtorëve të emisionit më të ndjekur sportiv radifonik të viteve ’90 “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”.

Transmetimet e Aleko Gjergos, përbëjnë një trashëgimi të pasur të fondit të artë të radiokronikës shqiptare, aq e vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë.

Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Gjergo në këto momente tepër të vështira, u shpreh ngushëllimet më të ndjera atyre, gjithë të afërmve, dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

I paharruar kujtimi yt Aleko Gjergo!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVëllezërit detyrohen të dhurojnë 17,000 shishe dezinfektues pasi i kishin grumbulluar për t’i shitur abu zivisht
Artikulli tjetërKoronavirus: Kush rrezikohet veçanërisht dhe pse?