Napoli/ Vdes mjeku i familjes, Campania është pranë shembjes, do të jetë ferr nëse qeveria nuk ndërhyn

Situata e epidemisë së koroanvirusit ishte sot shqetësimi kryesor i prefektit të Napolit dhe krahinës së Campania, Vincenzo De Luca, i cili i bëri apel për ndihmë kryeministrit Conte.

Advertisements

«Komunikimi ndërqeveritar i ditëve të fundit për epideminë është i gjymtuar. Thirrja e të gjithë personelit në veri rrezikon të bëjë që kriza të shpërthejë në mënyrë dramatike në jug. Dhjetë ditët në vijim do të jenë një ferr, jemi në pritje të përhapjes shpërthyese të infektimit, jemi në limite të qëndrueshmërisë”, tha De Luca në një letër drejtuar kryeministrit italian e ministrave, teksa në Napoli u regjistrua sot vdekja e parë e një mjeku familjeje nga koronavirusi i ri.

Doktori Gaetano Autore, 69 vjeç dilte sivjet në pension por u shtrua me koronavirus në spitalin La Schiana di Pozzuoli. Koordinatorja e provincës Barbara Preziosi njoftoi për vdekjen. «Sapo u informova se dhe mjekët e familjes në Napoli po paguajnë çmimin më të lartë për kontributin e tyre», tha ajo, duke i ofrur familjes «përqafimettona të sinqerta». (IlMessaggero)

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFuten me shpresën për të dalë të shëruar, pamjet prekëse nga Infektivi, vendi ku ka sytë e gjithë Shqipëria
Artikulli tjetër“Mos i hapni derën pronarit kur t’ju vijë për qiranë”, Rama këshillon shqiptarët në kohën e Covid-19