Mjeku shqiptar nga Milano ngre alarmin: Nuk ka sistem shëndetësor që ta përballojë, ja c’duhet bërë me popullsinë

Nuk ka sistem shëndetesor që mund ta përballojë, nëse 90% e popullatës nuk izolohet”.

Advertisements

Kështu u shpreh në një lidhje në “Opinion” nga Milano, mjeku Elson Gjonaj. Ndërsa tha se se Italia duket që po i largohet rritjes eksponenciale të fillimit, mjeku shqiptar u shpreh se shifrat vijojnë të jenë të larta.

“Po largohemi nga rritja eksponenciale e ditëve të para, por shifrat janë akoma të larta. Kemi shtuar me 50 përqind shtretërit në terapi intensive”, tha Gjonaj.

Advertisements

I pyetur nga gazetari Blend Fevziu për moshën mesatare të pacientëve kritikë dhe viktimave, Gjonaj tha: “Pacientët kritikë në mbi 85 përqind të rasteve janë mbi 60 vjeç, ndërsa mosha mesatare e viktimave është mbi 80 vjeç”.

Megjithatë mjeku shqiptar tha se tek personat mbi moshën 50 vjeç, rrezikshmëria e sëmundjes rritet. “Distanca sociale është themelore, kjo betejë nuk fitohet nëpër spitale, fitohet vetëm në territor. Spitali është retro via që I themi ne. 10% do të kalojnë në gjendje kritike, por nëse ajo 90 përqind nuk izolohet është e pamundur. Nuk ka sistem shëndetësor që ta përballojë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, këshilla e mjekut ishte e qartë për të mbrojtur stafin mjekësor, I cili do të përballojë situatën dhe të kurojë të prekurit.

“Me eksperievcën që shikoj, duhet patjetër të mbrohen mjekët. Pse është e rëndësishme? Kemi shumë nevojë për mjekët, kemi nevojë të jashtëzakonshme. Do kemi akoma më pak mjekë dhe akoma më pak kurim për pacientin. Këtu në fillim kishte vështirësi me maskat. Nuk po flas për masakt kirurgjike, flas për masakt që përdoren për mbrojtje, të parët që duhen të marrin maska janë mjekët. Dhe nëse infektohen mjekët dhe infermierët, spitalet mund të bëhen qendër infketimi shumë e rrezikshme e përhapjes së sëmundjes”, tha Elson Gjonaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Ja sa ka shkuar numri i vik timave në SHBA, por cfarë paralajmëroi Trump
Artikulli tjetërRudina Dembacaj tregon si po e kalon “izolimin” me Markun