Në një lidhje me Skype për Syri Tv mjeku shqiptar në SHBA, që është në frontin e parë në luftën me COVID-19, Mario Ademaj ka rrëfyer se si po e menaxhon Amerika virusin e rrezikshëm.
Advertisements
Gjatë intervistës së tij për gazetaren Armela Ferko, mjeku dha edhe disa këshilla me vlerë.
“Duhet të jesh 72 orë pa temperaturë, duhet të jesh 7 ditë pa simptoma që të dalësh nga izolimi. E rëndësishme që ata individë që janë në risk duhet të shtrohet në spital. Një nga komplikacionet është plumonia”, u shpreh mjeku.
Advertisements
Sa i përket Chicagos, vendi ku jeton Ademaj, ky i fundit tha:
“Chicago po bëhet si New York. Këtu është një nga aeroportet më të mëdha dhe lëvizjet janë të mëdha. Për popullsinë që kemi është një numër i lartë të infektuarish, por fatmirësisht numri i vdekjeve është shumë i ulët. Por nëse kalon kapacitetet, do të jetë shumë e vështirë edhe për Amerikën. Për momentin jemi ok, por do Zoti nuk vazhdon me këtë ritëm rritjesh si 7 ditët e fundit do të jemi si Italia”.
Ka një debat për ibubrofenin?
“OBSH këshilloi që nuk duhet përdorur më pas ndryshoi qëndrim. Ministria e Shëndetësisë tha që përdorimi i saj rrit komplikacionet tek të prekurit me COVID-19. Më mirë përdor paracetamol ose acitenamin se ibubrofenin”, tha Ademaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!