Janë 100329 personat e pr ekur nga koronavirusi në të gjithë botën, nga të cilët, 20 mijë raste jashtë Kinës.
Advertisements
Ky është buletini i fundit i paraqitur nga universiteti John Hopkins sipas të cilit, për momentin vi ktimat janë 3398, në pjesën më të mëdha të tyre, në Kinë. Ndërsa personat e shëruar nga Covid 19 janë më shumë se gjysma, 55671. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se bota po i afrohet 100 mijë rasteve, por Universiteti John Hopkins thotë se ai numër është kapërcyer, por sipas ekspertëve, ky dallim vjen ngaqë të dy ata raportojnë shifrat në periudha të ndryshme të ditës.
Ajo që OBSH paralajmëron ndërkohë është se për momentin, nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se në verë, koronavirusi do të zh duket si një grip normal. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë po intensifikojnë përpjekjet ku ndër koronavirusit. Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar 8.3 miliardë dollarë në shpenzime ur gjente për të lu ftuar shpë rthimin e COVID-19, përfshirë fondet për zhvillimin e një vaksine pasi legjislacioni kaloi gati njëzëri në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Zyrtarët e pentagonit ndërkohë kanë thënë se përpjekjet për të prodhuar vaksinat nuk do të jenë të shpejta mjaftueshëm sa për ta zh dukur vi rusin para një vale të dytë, dimrin e ardhshëm.
Advertisements
Vi rusi ndërkohë vazhdon të përhapet në të gjithë globin. Vatikani, Serbia, Sllovakia, Peruja dhe Kameroni kanë raportuar rastet e para të tyre. Dy persona të tjerë kanë hu mbur jetën në Francë ndërsa 154 të tjerë janë inf ektuar. Nëntë vi ktima është bilanci total atje dhe 577 raste. Ndërkohë në Iran, 17 persona të tjerë kanë hu mbur jetën duke e çuar shifrën totale në 124. Të pre kurit ndërkohë atje janë 4747. Holanda ka regjistruar vik timën e parë. Vendi ka përjetuar një rritje të rasteve nga 82 në 128 në dy ditët e fundit. Një person i pestë ka hu mbur jetën në Spanjë. Në total 365 persona janë infe ktuar atje. Ndërsa në Zvicër, të prekurit janë tani 210 dhe një v iktimë është regjistruar. Në lindjen e mesme ndërkohë u anuluan në disa qytete faljet e të premtes, për shkak të f rikës nga koronavirusi. Myslimanët në Arabinë Saudite, vendin e shenjtë të islamit, ishin të paktë, përreth Qabesë, e cila një ditë më parë u mbyll për tu sterilizuar për shkak të fr ikës nga vi rusi. Në Vatikan, ku u shënuar rasti i parë, janë aktivizuar protokollet sanitare të parashikuara ndërkohë që po vlerësohet mundësia që të dielën, mesha e papa Françeskut, të transmetohet vetëm në video.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!