Meta: Bëra testin pas shqetësimit mos isha infektuar nga pakujdesia…

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ndërsa foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, tha se edhe ai vetë e ka bërë testin për COVID-19, pas shqetësimeve se mos ishte infektuar nga pakujdesia.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Open”, Meta u shpreh në kohën kur të gjithë duhet të vetë-izolohemi, do të duhemi të gjithë të përshtatemi me mënyrat e reja të sjelljes, për të respektuar disnatncimin social.Kreu i Shtetit tha se ai vetë kohën e kalon midis zyrës dhe shtëpisë.

“Ngushëllimet me te sinqerta familjareve te viktimave dhe shërim te shpejte te gjithë te prekurve. Unë kohen e kaloj midis zyrës dhe banesës. Përpiqem te kem sa me pak kontakte. E kam pasur shume te vështirë te mësohem me zakonin e mos dhënies se dorës, por jemi te detyruar t’i përshtatemi këtij detyrimi tashme te domosdoshëm ne ketë kohe. Testin e bëra sepse pata shqetësimin se mos isha i infektuar dhe nga pakujdesia mund te përcillja tek njerëzit e shëndetshëm. Testimi është i domosdoshëm për te mos kaluar ne fazat e tjera. Fëmijët e mi janë te gjithë këtu, te gjithë ne karantine dhe vazhdojnë mësimet ne distance.

Advertisements

Nuk duhet te krijojmë një fryme fataliteti por një fryme ndërgjegjësimi. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Me rendësi është te mbrojmë murin e shoqërisë sonë qe përballet ne vijën e pare me ketë virus, qe janë mjeket dhe infermieret. Kjo është kryesore dhe vendimtare. Se dyti te bëjmë sa me shume testime dhe për te gjithë ata qe rezultojnë pozitive te rrisim nivelin e gjurmues mërisë se kontakteve te tyre. Nuk kemi asnjë arsye te jemi te kursyer për testimet. Vendimtare ne ketë beteje është mbështetja për mjeket, për infermieret, për sanitaret dhe personelin mbështetës. Dhe paketa e qeverise synon ne radhë te pare te shtoje fondet për shëndetësinë”, tha Meta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrëfimi i dhimbshëm i një nëne, si e dalloi koronavirusin tek i biri gjashtë muajsh
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ Djali i deputetes së PS-së i infektuar me koronavirus, familja futet në karantinë