Zyrtarët e shëndetësisë deklarojnë se gjendja e dy të infektuarve me koronavirus është e qëndrueshme.
Advertisements
Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT ka folur për gjendjen e dy të infektuarve me Covid-19.
“Gjendja shëndetësore e dy të infektuarve është e kënaqshme. Nuk kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore”, tha Çomo në “Open”.
Advertisements
E pyetur se me çfarë po trajtohen këta dy persona, Çomo u shpreh se po trajtohen me antibiotikë dhe antiviralë.
Personat kanë kaluar në pneunomi, që është një ftohje në pjesën e poshtme të mushkërive, për këtë arsye ata trajtohen me antibiotikë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!