Nëpër rrjetet sociale u përhap një informacion sipas të cilëve në orën 23:30 minuta të mbrëmjes së sotme helikopterë do të dezinfketojnë ambientet e hapura kundër koronavirusit.
Advertisements
I pyetur për këtë, kryeministri Edi Rama e konsideroi të pavërtetë, duke nënvizuar se nëse Shqipëria do kishte helikopterë të dilnin në këtë orë, do të ishim një vend ndryshe.
Fevziu: Ka ndonjë operacion special?
Advertisements
Rama: Është e çuditshme se të njëjtët njerëz që bëjnë këto lajme zgjedhin orën 11:30.
Fevziu: Po më thonë se është në rrjetet sociale.
Rama: Sikur Shqipëria të kishte helikopterë që dilnin 11 e gjysmë të natës për spërkatje, atëherë të jeni të bindur që do ishim duke bërë biseda të tjera këtu sot.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!