Mbërrijnë në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në ndihmë kundër COVID-19

Kanë mbërritur në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në Itali, ku janë pritur nga Ministri i Jashtë Italian, Luigi Di Maio. Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë në Itali, zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Advertisements

Ministri italian, Di Maio shprehu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë duke u solidarizuar më popullin italian.

Ai gjithashtu informoi se 30 bluzat e bardha shqiptare do të shërbejnë në një spital në Lombardi, pika më e nxehtë në luftën kundër koronavirusit dhe puna e tyre do të nis që nesër.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPagë për 3 muaj nga qeveria, ja kush janë përfituesit e ndihmës financiare
Artikulli tjetërItalia nuk gjen paqe/ 889 vdekje në 24 orë! 3856 persona në terapi intensive