Mbante hapur lokalin në Tiranë edhe pse ishte gjobitur pak më parë, por çfarë i ndodhi sot

Nje pronare e nje lokali ne Tirane nuk eshte terhequr as nga rregullat dhe as nga gjoba qe kishte marre para disa ditesh, por ka vijuar te mbaje hapur biznesin e saj.

Advertisements

Postimi i Rames

Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.

Advertisements

Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.

Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/207758753865543/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ U arrestua për përndjekje ndaj ish-gruas, gjykata jep vendimin për Klodian Duron
Artikulli tjetërSi është gjendja e deputetit të prekur me koronavirus, ja ç’thonë mjekët e Infektivit