“Mbani fëmijët larg kur ta shikoni”, Rama nxjerr pamjet e frikshme nga spitalet italiane: Ferri i dhimbjeve matanë detit, të na shërbejë për të mbledhur mendjen top

Në videon e publikuar nga Rama në Facebook, shihen arkivolët e rreshtuar në spitalin e Cremonës, pasi në morg nuk ka më vend. Në kronikë, tregohet me detaje se çfarë po ndodh në Itali, dhe se si janë pacientët e infektuar me koronavirus.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa vendi fqinj po lufton me Covid-19. Në videon e publikuar nga Rama në Facebook, shihen arkivolët e rreshtuar në spitalin e Cremonës, pasi në morg nuk ka më vend. Në kronikë, tregohet me detaje se çfarë po ndodh në Itali, dhe se si janë pacientët e infektuar me koronavirus.

Advertisements

“Cremona, itali, kronikë nga ferri i dhimbjeve matanë detit, që na shërben për të mbledhur mendjen top dhe rezistuar deri në fund, duke respektuar ligjin e luftës që të mos bëhemi pjesë e ferrit për një dalje kot nga shtëpia, për një mosmbajtje radhe me durim në pazar, për një harresë në larjen e duarve🙏 *mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video,“- shkruan Rama krah videos.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2560034684314124/

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPipero: Në Shqipëri ka mbi 1500 të infektuar
Artikulli tjetërKoronavirus/ Humb jetën 13 vjeçarja në Panama, një nga viktimat më të reja në botë