Manastirliu: Pension në shtëpi me kosto zero, ja masat e reja për frenimin e përhapjes së COVID-19

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se pensiont do u dërgohen të gjithëve në shtëpi dhe me kosot zero.

Advertisements

Gjithashtu ajo ka shpjeguar masat për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Tiranë, 10 Mars – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastika ka lajmëruar nga mbledhja e qeverisë masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Advertisements

“Sot kam nxjerr urdhërat për kufizimin e mëtejshëm të aktiviteteve publike. Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill 2020 të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko apo të tjera lloje shërbimesh. Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale, apo qendra argëtimi”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se prioritet për qeverinë mbetet mbrojtja e shëndetit së qytetarëve, Manastirliu tha se një ndër masat është dërgimi i pensioneve në shtëpi për të moshuarit.

“Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate të gjithë pensionistëve do t’i dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero, duke u mbështetur nga ministria e Financave. Postat duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit”, u shpreh ministrja.

Manastirliu tha se është vendosur për karantinën e detyrueshme me qëllimin e vetëm për të mbrojtur më të pambrojturit.

“Jemi të vendosur për karantinën e detyrueshme, sido që të jetë ne do kujdesemi për ata që janë më të pambrojturit në këtë situatë, për të moshuarit dhe do të kujdesemi që të mos përhapet ky virus”, tha Manastirliu.

Manastirliu apeloi që qyetarët të zbatojnë rregullat për kufizim të lëvizjeve, pasi bazuar në informacionet e skenarëve do të ketë një numër në rritje të rasteve të konfirmuara.

“Dua të informojë që sipas skenarëve që tashmë janë të ndërtuar prej Komitet te Koronavirusit që janë fleksibël, dinamik të ndërtuar nga komiteti i ekspertët dhe sipas tyre parashikohet dhe është e pritshme një rritje të numrit të rasteve të prekura”, tha ministrja në mbledhjen e qeverisë.

Rregullat e reja:

– Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate

— Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.

Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina

– Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.

– Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.

– Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësine e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangjen e kontaktet të personelit me publikun.

– Punëdhenësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti I tyre me publikun të shmanget nesë shërbimi mund të ofrohet online.

– Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.

Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtasin rutinën më këto masa për të mos vënë në rrezik vetën dhe të tjerët deri në përfundim të kësaj periudhe që shpresojmë të mos zgjasë shumë.

Vetëm administrat

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak86 vjeçarja amerikane me koronavirus, ministri turk sqaron: Ishte tranzite në Stamboll, erdhi nga Tirana
Artikulli tjetërShifrat, sa persona mund të infektojë një i prekur me koronavirus, flet infeksionisti i njohur Pipero