Manastirliu jep lajmin e MIRË: Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar mesditën e sotme se mes të 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Ministrja njofton se të gjithë të shëruarit janë vetëizoluar për 14 ditë në banesat e tyre. Ajo bën thirrje që qytetarët të zbatojnë masat e marra për COVID-19.

Advertisements

Reagimi:Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës🙏🏼
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë. Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv. LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗️
#VETËMBashkëMundT’iaDalim🙏🏼

VIJON…

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDitë tragjike për Spanjën – 738 të vdekur nga virusi për një ditë
Artikulli tjetërRama zbret në rrugët e Tiranës pa maskë, “përzë” në shtëpi kalimtarët: Problem pensionistët…