Luftojnë çdo ditë vdekjen tek Infektivi, mjeku i njohur zbulon dhuratën që i la gojëhapur: Një çantë e mbushur plotë…

TIRANE -Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar një dhuratë shumë të bukur që stafi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza” ka marrë ditën e sotme nga nxënësit e Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec.

Advertisements

Ai ka treguar se nxënësit e kësaj shkolle kishin mbushur një çantë me dedikime ndaj mjekëve në këto ditë të vështira që po kalojnë në luftën kundër CoVid-19.

Pasi ka shprehur emocionet për këtë gjest të veçantë, Kalo ka falenderuar nxënësit në emër të të gjithë stafit mjekësor.

Advertisements

“MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra, POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuk ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!!” shkruan Kalo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSot luftë për maska dhe tampona/ Nëse vaksina e koronavirusit prodhohet, a do të ketë mjaftueshëm për gjithë botën?
Artikulli tjetërShenjat që tregojnë se mund ta keni kaluar koronavirusin, dhe të mos e keni kuptuar!