Koronavirusi na njohu me një term, pak të njohur, “pacienti zero”. Eskpertët e cilësojnë atë si personin që supozohet apo dihet që ka sjellë një infeksion në një komunitet, zonë, apo vend të caktuar.
Advertisements
Por si lindi ky term dhe si e mori kuptimin që ka sot?
Kanadezi Gaetan Dugas, është “pacienti zero” i parë në histori. Emri i tij është i lidhur me historinë e AIDS dhe studimeve të para të sëmundjes në fillim të viteve 1980-të.
Advertisements
Dugas ishte stjuard, në linjat ajrore të viteve 1970-të. Asokohe, udhëtimi me avion ishte krejt ndryshe nga sot. Njerëzit pinin alkool dhe cigare në bord, dhe liria seksuale nuk kishte kufi.
Dugas shfaqte me krenari preferencat e tij homoseksuale, dhe kishte pafund histori seksi me pasagjerët.
Nga kjo jetë e shthurur ai u infektua më 1980 nga SIDA, e cila në atë kohë nuk njihej thuajse fare. Konsiderohej një sëmundje misterioze e pakuptueshme dhe në zhargonin e komunitetit të atëhershëm, quhej “kanceri misterioz i homoseksualëve”.
Më 1982, një hetues i Qendrës për Parashikimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA filloi të hetonte se si kjo sëmundje misterioze hyri në Kaliforni dhe prej andej në të gjithë Amerikën. Shumë shpejt ai kontaktoi dhe intervistoi Dugasin, që ishte një nga homseksualët më të njohur në komunitetin gej. Ai i tregoi studiuesit se kishte patur më shumë se 750 partnerë të ndryshëm në tre vjet.
Shkencëtari mori kontaktet e 72 prej partnerëve të Dugasit që ishin banorë të Kalifornisë dhe botoi studimin e tij në vitin 198, në të njëjtin muaj që Dugas vdiq nga SIDA.
Ky studim bëri që stjuardi nga Kanadaja do të cilësohej si shkaktar i një epidemie që ka vrarë mbi 700,000 njerëz në Amerikën e Veriut dhe gjithçka nisi me një gabim në lexim.
Në studimin e botuar Dugas ishte quajtur Pacienti O—Gërma “O” nënkuptonte nga jashtë kalifornisë (out-of-California), pra, etiketimi i tij ishte pacienti-nga-jashte-Kalifronsië. Por, gërma “O” u lexua gabimisht si numri zero.
Kështu Dugas u pagëzua ‘pacienti zero’, dhe nga të tjerët u interpretua si i sëmuri i parë,. Pra, ai që e solli dhe përhapi SIDA-n në Kaliforni dhe në Amerikë.
Kjo gjë u përforcua nga një nga librat e parë mbi epideminë e SIDAs shkruar nga një gazetar San Fancisco. Ai jo vetëm shkroi, padrejtësisht, se Dugas ishte i pari solli sëmundjen në Kaliforni, por e akuzonte atë se kishte infektuar të tjerët me dashje.
Libri u pasua me një lumë “lajmesh të rreme” që u bënë “virale”, përpara se ai që kishte bërë studimin, të mund t’i mbushte mendjen spekulluesve se Dugas nuk kishte shumë lidhje me rastet e zbuluara në Kaliforni.
Në vitin 2006, kur shkencëtarët studiuan mostrat e ruajtura të gjakut të tij, u vërtetua se virusi që i mori jetën Dugasit, nuk lidhej me atë të njerëzve përreth tij.
Në fakt, virusi HIV qarkullonte në Amerikën Veriore të paktën prej vitit 1970 dhe se periudha e inkubacionit ishte tre-katër herë më e gjatë se periudha mes kontakteve seksuale të Dugasit me ata që u akuzua se kishte infektuar.
Ajo që mbeti pa ndryshuar, ishte emërtimi “Pacientit 0” i cili përdoret edhe sot për të infektuarin e parë në çdo epidemi infektive./Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!