Kurti reagon pas deklaratave të Grenell: Inkurajues deklarimi kundër shkëmbimit të territoreve, por asnjëherë nuk i kam thënë që …

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili theksoi se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi nuk ishte një opsion.

Advertisements

Midis të tjerash, Grenell tha se Kurti i kishte thënë në sy se do ta hiqte plotësisht taksën ndaj Serbisë, deklaratë që kryeministri në detyrë i Kosovës e mohon.

“Asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet”, thekson Kurti, duke shtuar se “është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”.

Advertisements

Statusi i Albin Kurtit:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV.

Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy.

Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPipero zbulon kur mund të marrë fund karantina, tregon me çfarë kurohen pacientët e shtruar tek Infektivi
Artikulli tjetër“Sapo të mundim koronavirusin”, shpërthen Salvini: Nëse kjo është BE, është një m*t!