Kryetari i Nju Jorkut e jep lajmin e keq: Karantina mund të zgjasë deri në 9 muaj

Kryetari i Nju Jorkut, Andreu Cuomo, ka dhënë një paralajmërim pas vendosjes së orës policore në shtetin e tij, dhe zbarkimin e ushtrisë.

Advertisements

Cuomo ka parashikuar që karantina të zgjasë 4 deri në 9 muaj. I njëjti e ka përjashtuar mundësinë që gjendja aktuale e krijuar nga virusi kinez Covid-19 të kalojë brenda disa javëve.

I pari i Nju Jorkut ka thënë edhe se gjendja aktuale do të ketë ndikim shumë negativ në ekonominë amerikane. Shkalla e papunësisë pritet të rritet si pasojë e masave që janë marrë për parandalimin e virusit.

Advertisements

Covid-19 është përhapur në shumë vende të globit, pas paraqitjes së parë në Wuhan të Kinës. Shtetet në pamundësi të ndalimit të virusit kanë marrë masa të vetizolimit të qytetarëve të tyre. /Express/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kjo luftë do të zgjasë”, vdes mjeku në Francë nga COVID-19/ Mesazhi prekës i djalit: Babai ishte në pension, por doli të ndihmonte kolegët
Artikulli tjetërPas Rusisë, lëvizin shtete të tjera. Sjellin maska në Itali, Kina, Brazili, Egjipti…