Kosovë/ Mbërrijnë mijëra teste për Koronavirusin

Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizimin edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

Advertisements

Këtë lajm e ka vërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka njoftuar se nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19.

“Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna. Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacion në të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19. Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor”, ka shkruar Vitia.

Advertisements

Ai ka bërë edhe njëherë apel për respektimin e rekomandimeve të IKShP-së dhe të MSh-së.

Të dashur qytetarë,

Kjo kohë krize edhe një herë e vuri në pah solidaritetin, gatishmërinë, vetëdijen dhe kulturën e lartë qytetare.

E gjithë kjo është një falenderim, mirënjohje dhe ndihmë e madhe për personelin shëndetësor🤝

Qëndroni në shtëpi.

Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.

Bashkë do t’ia dalim!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë New York një viktimë çdo 17 minuta, koronavirusi ‘pushton’ edhe Amerikën, mbi 100 mijë të infektuar
Artikulli tjetërÇekia i hyn qepjes, urdhëron mbulim të detyruar të fytyrës jashtë shtëpisë