Kosovë dy raste me koronavirus, ja si është gj endja e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, kanë konfirmuar paraqitjen e dy rasteve me koronavirus në Kosovë.
Ministri Vitia tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja shëndetësore e tyre rezulton të jetë stabile.

Advertisements

Njëri nga të konfirmuarit pozitiv në Covid-19 është shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë, është kosovar i moshës 77-vjeçare.
“Pas kryerjes së analizave në laboratorin e mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për SARS Cov 2 për 15 raste të dyshimta në Covid-19, dy (2) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja shëndet ësore e tyre rezulton të jetë stabile. Njeri nga të konfirmuarit pozitiv me Covid-19, është shtetase italiane e moshës 20-vjecare, kurse pacienti i dytë është Kosovar i moshës 77-vjecare”, tha Vitia.

Ndërsa, kryeministri Kurti u ka bërë apel qytetarëve që mos bëjnë panik, por me kujdes të shtuar t’iu përmbahen udhëzimeve për parandalimin e Coronavirusit.

Advertisements

“I ftoj të gjithë qytetarët për qetësi, që të mos frikësohen e mos të bëjnë panik dhe të mos paraqiten në Klinikën Infektive nëse nuk kanë shenja të sëmundjes. Ministria e Shëndetësisë e ka vënë në dispozicion linjën telefonike për informim e këshillim, në të cilën mund të thërrasin të gjithë ata tek të cilët mund të shfaqen simptoma të dyshimta për sëmundje akute të frymëmarrjes (ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje) dhe historik të udhëtimit në vend, zonës e territor që raporton sëmundjen me COVID-19 gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave, ose që kanë qenë në kontakt me një rast të konfirmuar ose të mundshëm të COVID-19 në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave”, theksoi Kurti.

Kurti tregoi se do të mbyllen kufijtë, sipas tij, rekomandimi ishte që mbyllja të mos ishte totale vetëm për transport dhe mallra.

IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetëkarantimit të personave, më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19, raporton KosovaPress.

Në këtë moment është mbledhur edhe Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me Koronavirus Covid-19 për të diskutuar dhe rekomanduar masat përkatëse konform situatës së re të parapara edhe me Planin e Veprimit. Kurse, për të gjitha rekomandimet dhe vendimet rreth situatës publiku dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPse shqiptarët kanë turp të rrëfejnë se kanë qenë në Itali?
Artikulli tjetërSi u ‘zgjua’ Tirana sot në ditën e dytë të ‘shtet-rrethimit'(FOTO)