Koronavirusi vr et mjekun italian të ambulancës; Vdiq në krevat pasi i tha gruas se ishte “shumë mirë”

Një para-mjek italian i emergjencës që vd iq nga koroanvirusi, vetëm disa orë më herët i kishte thënë gruas së tij se ishte shumë mirë, raportojnë mediat italiane.

Advertisements

47 vjeçari Diego Bianco, i cili punonte me shërbimin italian të ambulancave vdiq dje në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte më gruan dhe djalin e tyre të vjeçar.

Para-mjeku nga Bergamo ishte testuar një ditë më parë për COVID-19 pasi ai dhe disa kolegë kishin shfaqur simptoma të koronavirusit, ndërsa vd iq vetëm pas dy ditësh.

Advertisements

Gruaja e tij e shtangur Maruska Capoferri tha se njënatë para se të vdi ste Diego i tha: “Shko të flesh e dashur, nuk kam për të vd ekur nga kjo. Dua vetmë njëpozicion të rehatshëm për të fjetur”.

Ata kishin nisur të flinin në dhoma të ndryshme që prej nisjes së simptomave. Dy orë më pas kur Maruska u kthye ta kontrollonte dhe gjendja ishte përkeqësuar teksa vës htirësitë në frymëmarrje i shkaktuar një atak kardiak.

Maruska tha se mbaulanca erdhi rreth 20 minuta më pas 20 dhe u munduan ta shpëtonin Diegon por nuk arritën. Ai nuk kishte gjendje të tjera problematike të shëndetit.

Qendra shëndetësore ku ai punonte ishte dezinfektuar në fillim të javës or dhe punonjës të tjerë shfaqën sipmtoma koronavirusi dhe qëndruan në shtëpi. Kolegët e tj thanë se vdiq për një ditë e gjysmë pas përkeqësimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPapa Françesku ‘thyen’ këshillat e qeverisë, shkon në kishë dhe lutet për fundin e koronavirust
Artikulli tjetërNis qarkullimi, ja cilat mjete lëvizin deri në orën 08:00